Libra

Libra

Pershkrimi

Materiale ne koleksionin Libra

Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis.

Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princ i epirotëve.../ Cum Privilegio.
Autori jepet në krye të Parathënies: " Marini Barletii Scondrensis de vita et gestis Scanderbegi...
Pas tabelës së lëndës, jepet një portret i Skënderbeut me diçiturën: " Signor Scanderbego ".
Mendohet që vepra të jetë botuar rreth viteve 1508-1510 në Romë, nga Bernardinu(m) de Vitalibus, pasi gjenden inicialet " B. V.".
Libri ka CLIX, 159 fletë, 2 fletë janë pa numër.

Chronicorvm Tvrcicorvm, In Qvibvs Vita, Indoles, et Adversvs Tvrcas res Gestae Georgii Castrioti, Epirotarvm Principis ( qui propter egregia & praeclara facinora scanderbgvs, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit ) Libris XIII. describuntur a Marino Barletio, Scodrensi sacerdote : Tomvs Tertivs.

Vëllimi III përfshin veprat e Marin Barletit " Historia e Skënderbeut ", që mendohet të jetë ribotim i vitit 1537, dhe " Rrethimi i Shkodrës ".
"Historia e Skënderbeut " është e ndarë në 13 libra apo kapituj, ndërsa " Rrethimi i Shkodrës " në tre libra apo kapituj. Gjithsej janë 271 fletë, 5 fletë janë pa numra. Vepra fillon me një dedikim të autorit drejtuar Z. Friderico Adelberto Abhessenbvrg. Gravurat e shumta paraqesin luftërat shqiptaro-turke të shek. XV, si dhe ngjarje nga jeta e Skënderbeut.

Chronicorvm Tvrcicorvm, In quibus Tvrcorvm Origo, Principes, Imperatores, Bella, Praelia...

" Kronikat Turke...", janë të përmbledhura në dy vëllime. Vëllimi I është i ndarë në tre libra ; përfshin veprat e Filip Leoniçerit dhe të Johan Aventinit, ku jepen të dhëna për vërshimin e turqve në Ballkan dhe pushtimin e tokave shqiptare nga Sulltan Murati II, Mehmeti II dhe Bajaziti II, si dhe të dhëna biografike për Skënderbeun.
Vepra është e paisur me gravura të ndryshme. Ka 255 fletë, 4 fletët e para janë pa numër.
Caedes, Victoriae, Reiqve Militaris Ratio, et Caetera huc pertinentia, continuo ordine, & perspicua breuitate exponuntur; Et Mahometicae religonis Instituta; Iudiciorumq; processus, & Aulae constitutio; Procerum item ac populi mores, vitaeq, degendae ratio percensetur:
Accessere,
Narratio de Baiazethis Filiorvm Seditionibvs; Tvrcicarvm item rerum Epitome; quomodo nimirum captiui Christiani distrahantur, & ab Imperatore Turcico ceterisque Turcis tractentur: Et Iohannis Aventini Liber, in quo causae miseriarum quibus Christiana Respub., premitur, indicantur, Turcicaeque saeuitiae reprimendae ratio declaratur.
Tomvs Primvs.
Omnia Nvnc Primvm Bona Fide collecta, Sermonqve latino expsita, a Reuerendo & doctissimo viro, D. Philippo Lonicero Theologo.
Tom. II. Diversa de rebus Turcicisopuscula continent.
Tom. III.Georgi Castrioti, Epirotarum Principis ( qui propter egregiam belli virtutem Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognomnatus fuit ) vitam, mores, resgesta, tum Scodrae quoq, vrbis expugnationem habet: Autore Marino Barletio : Quae, latius post primi Tomi praefationem descripta sunt. Omnia vius insuper maginibus illustrata, Cum rerum & verborum indice copioso.

Incipit Liber Statvtorvm Padvae de Ratione : reddenda tam in ciulibus, quam in criminalibus caufis

Libri i Statuteve të Padovës me të dhëna statistikore si për çështjet civile, ashtu edhe për ato penale. Librit i mungon kopertina dhe frontespici, kështu nuk njihet autori, shtëpia botuese, vendi dhe viti i botimit. Mendohet se i përket shek. XVI. Në faqen e fundit ka të shkruar : "Venetiis, Apud Cominum de Tridino Montisferrati".
319 faqe.

Scanderbegvs hoc est vita et res strenve feliciterque; gestae, Georggi Castrioti, Epiri regis, ob magna facta Scanderbegi dicti...

Shkrim biografik. Skëndërbeu: Jeta, bëmat dhe ngjarjet e suksesshme të Gjergj Kastriotit, mbret i Epirit, i quajtur Skëndërbe për veprat e mëdha kundër mizorisë dhe pabesisë së turqve...
Libri ka 293 faqe dhe i mungon kopertina origjinale. Në faqen e dytë është figura e Skënderbeut me shpatë në dorë.

La Scanderbeide poema heroico della sig.ra Margherita Sarrocchi alla Principessa D. Givlia da Este.

" Skënderbeida. Poemë heroike e z. Margarita Sarroki..."
Vepra ka 23 këngë të shkruara në dy kolona, ka 250 faqe, 8 faqet e fundit janë pa numra. Ka gabime në numërimin e faqeve.

Histoire de Scanderbeg Roy D' Albanie

Histori e Skënderbeut, Mbret i Shqipërisë. Shkruar nga hirësia e tij At Duponce. Kjo vepër njihet si variant i shkurtuar i Historisë së Skënderbeut të Marin Barletit.
Në frontespic ka një miniaturë dhe në faqen e fundit ka tabelën me lëndën kryesore. Gjithsej ka 590 faqe pa ilustrime.

Osservazioni Grammaticali Nella Lingua Albanese

" Vrojtime Gramatikore në Gjuhën Shqipe " është vepra e parë tërësore që njihet për gramatikën e gjuhës shqipe. Vepra i dedikohet Zotërinjve Kardinalë të Kongregacionit të Propagandës Fide dhe trajton gramatikën e shqipes me alfabet të Bogdanit.
Libri ka 228 faqe, 6 faqet e para janë pa numër. Në frontespic gjendet një foto shenjtorësh e rrethuar me shkrim latin.

Breve Compendio della Dottrina Cristiana

Përmbledhje e shkurtër e " Doktrinës së Krishterë ". " Tradotta in lingua Albanese per l'utilita', e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia. Alunno della S. Congregazione.

Travels in Sicily Greece and Albania : Vol. I

Vepra " Travels in Sicily Greece and Albania ", "Udhëtim në Siçili, Greqi dhe Shqipëri", është e ndarë në dy vëllime. Vëllimi I, i ndarë në XVII kapituj, paraqet mbresa nga arbëreshët e Greqisë dhe banorët arbëreshë të qytetit të Argosit. Përshkrime me mbresa udhëtimi nga Preveza, nga Arta dhe nga Janina. Historia e Epirit të lashtë dhe e Ilirisë së Jugut. Përshtypje nga takimi me Ali Pashë Tepelenën. Vizitë në Sul dhe në Çamëri.
Libri është me ilustrime dhe ka 532 faqe.

Travels in Sicily Greece and Albania. Vol. II

Udhëtime në Siçili, Greqi dhe Shqipëri. Përshkrime dhe përshtypje rreth udhëtimeve.
Tablo e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore në Pashallekun e Janinës. Kryeqendra e Pashallekut, Janina, jeta e përditshme e banorëve të saj dhe marrëdhëniet midis shtresave të ndryshme të popullsisë së këtij qyteti. Ndarja gjeografike, etnike dhe administrative e Shqipërisë në këtë kohë. Biografi e hollësishme e Ali Pashë Tepelenës. Marrëdhëniet agrare të Shqipërisë së Jugut. Përshkrime të dasmës shqiptare dhe konsiderata për tiparet, për zakonet, për doket dhe për mënyrën e jetesës së shqiptarëve. Marrëdhëniet ndërkombëtare të Pashallëkut të Janinës.
Udhëtim me itinerar Janinë-Zicë-Libohovë-Gjirokastër-Kardhiq-Tepelenë-Berat-Këlcyrë-Përmet-Konicë dhe kthim.
Në faqen e parë gjendet një hartë e palosur e Greqisë dhe e Shqipërisë. Libri ka 393 faqe dhe disa ilustrime, është i ndarë në XV kapituj.

Voyage a Janina en Albanie, par la Sicilie et la Grece : Tome second

Udhëtim për në Janinë, në Shqipëri, përmes Siçilisë dhe Greqisë.
Vëllimi II është i ndarë në X kapituj. Në fillim të çdo kapitulli ka një përmbledhje të çështjeve që do të trajtohen. Ka 351 faqe, në faqen e parë ka titullin e Koleksionit të librave "Collection de Voyages Modernes".

Vie D' Ali Pacha.

Historia e Pashallekut të Janinës. Studim biografik i jetës së Ali Pashës. Jeta e Ali Pashës, Vezir i Janinës, i quajtur Asllan ose Luan.
Libri ka 346 faqe, në fletën e tretë gjendet portreti i Ali Pashës.

Memoria su di alcuni costumi degli antichi greci. Tuttora esistenti nell' Isola di Leucade, nel mare Jonio.

" Memoria su di alcuni costumi degli antichi greci..." është përfshirë në librin " Rapporti tra l'Epiro e il Regno delle due Sicilie ".
Autori, Andrea Papadopulo-Vreto, përshkruan kujtime mbi disa zakone, doke e mënyra jetese të grekëve të vjetër. Libri është i ndarë në VI kapituj dhe ka 63 faqe. Botim i dytë, i rishikuar, i korrektuar dhe i shtuar nga autori.

Botimi i parë ishte më 1821 në Fletoren e Muajit Janar, e nxjerrë nga Gazeta Enciklopedike.

Rapporti tra L' Epiro e il Regno delle due Sicilie. Memorie.

Historia e popujve të Evropës juglindore në kohë të vjetra. Marrëdhëniet mes Epirit dhe Mbretërisë së Dy Siçilive. Kujtime.
Libri trajton " Epokën antike te pellazgëve ", ka 35 faqe, 5 faqet e fundit janë pa numra.
Libri është në një lidhje me : 1. " Discorso ", 2 " Su gli Albanesi Ricerche e Pensieri ", 3. "Memoria su di alcuni costumi degli antichi greci..."

Excursions in Albania; comprising A Description of the Wild Boar, Deer, and Woodcock Shooting in that country; and A Journey from thence to Thessalonica & Constantinople, and Up the Danube to Pest.

Udhëtim në Shqipëri. Përshkrim i gjuetisë së kafshëve të egra si dhe një udhëtim nga Selaniku & Kostandinopoja dhe sipër Danupit drejt Budapestit.
Libri ka 359 faqe dhe është i ndarë në XV kapituj. Në faqen e parë ka hartën jugore të Shqipërisë, Greqinë dhe Maqedoninë. Autori ia ka dedikuar librin Z. Howard Douglas.

Su Gli Albanesi Ricerche e Pensieri

" Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime ". Libri ka XX kapituj dhe trajton çështje të ndryshme si : - Pozita gjeografike e Shqipërisë, - Origjina e shqiptarëve, - Gjuha, - Historia e kohës së vjetër, - Emigrimi i popullsisë në kohën e Skënderbeut, - Lista e disa familjeve që emigruan në Siçili, e shumë çështje të tjera deri në kap. e XX me - Gjendjen aktuale të Shqipërisë si dhe të Kolonive të Kalabrisë e Siçilisë.
Autori ia dedikon veprën " Alla mia Nazione divisa e dispersa, Ma Una ". Libri ka 168 faqe.

Albanesische Studien

Vepra " Studime Albanologjike ", është e ndarë në dy libra : Heft I dhe Heft II
Në librin e parë trajtohen :
I. Vështrim gjeografik dhe etnografik.
II. Skica udhëtimesh.
III. Përshkrimi i zakoneve.
IV. A janë shqiptarët autoktonë?
V. Alfabeti shqip.
VI. Histori.
Libri ka 347 faqe dhe një hartë te palosur. Autori ia dedikon veprën Z.Anton Freiherrn von Prokesch-Osten (1795-1876 ).

Albanesische studien : Heft II : Grammatik des toskischen dialektes

Studime Albanologjike. Libri II ( Heft II ).
I. Artikuj apo shkrime për gramatikën e dialektit të toskërishtes.
II. Shembuj të gjuhës shqipe.
Libri trajton:
- Poezi popullore toske.
- Poezi gege.
- Fjale të urta dhe shprehje frazeologjike toske.
- Gjëegjëza.
- Përralla popullore toske.
Libri ka 169 faqe dhe radhitet pas librit të parë.

Abetar Skip

Libri përmban disa tekste mësimore të shoqëruara me ilustrime.
Në faqen e parë gjendet alfabeti shqip. Libri ka 32 faqe.

Rose e Spine

Libri " Rose e Spine " përmban poezi e sonete lirike, disa prej të cilave, në fund kanë të shënuar muajin dhe vitin në të cilin janë shkruar ( i përkasin vitit 1867 ). Libri ka 78 faqe.

Alfabetare e Gluhese Sqip

Libri fillon me shkronjat e mëdha e të vogla, shtypi e dore. Përveç teksteve të ndryshme nga historia e gjeografia, në fund te librit ka disa tema ku zhvillohen ushtrime matematikore. Eshte pa ilustrime dhe ka githsej 132 faqe. 2 fletët e para janë pa numër.

Scciyptari i msuem n' ghiuh t' vet.

Libri ka 183 faqe. "Libër i nevojshëm për shkolla e për popull". Botim i dytë i përgatitur nga vetë autori. Në frontespic gjendet një miniaturë. Libri është i ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë trajtohet edukimi shkollor, në pjesen e dytë edukimi fetar, në pjesën e tretë gjeografia e botës dhe në pjesën e katërt gjuhësia.
(Duke iu referuar alfabeteve të paraqitura nga Konstandin Kristoforidhi në librin "Abetar Skip", rezulton që shkronja e pestë e titullit të transliterohet herë si "Y", e herë si "U").

Abetare e Guhese Sqip

Libri në frotespic ka të shënuar "Nde te fole Gegenisht". Ka gjashtëmbëdhjetë faqe, ku janë përfshirë shkronjat e alfabetit, rrokjet, fjalët dhe tekstet, të shkëputura nga abetare të ndryshme.

Shcypnia. T'Gnoftme Dheshkrimtare.

Eksplorimi i rajoneve në Shqipëri. Paraqet pozitën gjeografike të Shqipërisë: - të qyteteve, - të krahinave, - të maleve e vargmaleve, të fushave e të luginave si dhe të dhëna për popullsinë në përgjithësi. Libri ka 45 faqe dhe është përkthyer nga latinishtja.

Abetare Gegënict

Libri nuk i ka faqet e plota. Fillon me alfabetin shqip dhe vazhdon me shembuj shprehjesh e tekstesh të shkurtëra deri në faqen 16. Nuk ka ilustrime.

Abetare për shkolla fillore : meshkujsh e femnash

" Abetare për shkolla fillore ", është e ndarë në katër pjesë, në tri pjesët e para përfshihen 44 "msime", ku trajtohen shkronjat e alfabetit dhe tekste të ndryshme, ndërsa në pjesën e katërt gjenden "rrëfime dhe sendnoftesie".
Autori ia dedikon librin " Kujtimit të shpirt-ndritunit Mahmut pashë Ibrahim-pashalliut si shenjë mirënjohtësie e përvujtësiet ".
Libri është botimi i parë i shkruar "në ligjëroje t' Elbasanit me pak ndryshime". Ka ilustrime, dhe në faqen 85 gjendet Alfabeti Latin i Kongresit të Manastirit. Libri ka 86 faqe gjithsej.

Fllad Moralit

Autori trajton disa aspekte të etikës individuale, detyrat njerëzore ndaj vetes dhe të tjerëve. Libri ka 42 faqe. Në faqen e tretë gjendet një parathënie nga autori.

Përkryesimi i Abetarit Shqyp-Italisht = Il Complemento del Sillabario albanese-Italiano

Në libër gjenden tridhjetë e dy tekste, në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe, të vendosura në dy kolona. Libri ka 54 faqe dhe shumë ilustrime. Eshtë përgatitur "Për Msimoret e Shqypnies".

Libër i Tretë : për shkolla fillore të Shqypnis.

Libri është i ndarë në tre kapituj.
Kreu i parë: - " Mësime Morale ".
Kreu i dytë : - " Histori Natyre ".
Kreu i trete : - " Dheshkroje e Histori ".
Libri ka 138 faqe dhe është me ilustrime. Botimi i dytë.

Pedagogi Theoretike për Mësues të Shkollavet Fillore e Nxanës të Shkollës Normale : Pjesë e parë

Libër në ndihmë të mësuesve të shkollave fillore dhe të nxënësve të Shkollës Normale. Ka 100 faqe dhe është i ndarë në njëzet e gjashtë kapituj. Autori ia dedikon librin " Eks. së Tij Hoxh Kadris, Ministrit të Drejtësisë ". Në kopertinë përveç titullit shënohet "... prej Gaspër Beltojës, Drejtorit t'Arsimit të Shkodrës si mbas të damit A. Mathieu e E. Blaguernon".

Abetare për të I e të II vjetë shkolluer. Me nji mësim si me e përdorue

" Abetare për Shkollë Fillestare të Shqypnis, mas methudhës analitike - synthetike të Shkrimit e të Këndimit me fotografi të fatosit Kruetanë. E para dorë.
Libri është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohet : - "Hetimi i germave e Xaje këndimesh", ndërsa në pjesën e dytë : - "Këndime". Ka 119 faqe. Në mesin e kopertinës gjendet një shqiponjë dykrenare. Libri ka shumë ilustrime.

Libër i Parë apo Abetar për Shkolla Fillore të Shqypnis

Abetare për shkollat fillore të Shqipërisë. Përpiluar e mbledhur nga Gaspër Beltoja, Drejtor i Arsimit në Shkodër. Libri ka 56 faqe dhe është i ilustruar me figura.

Libër i dytë për Shkolla Fillore të Shqypnis.

Libri është i ndarë në katër kapituj, ( krenë ). Në kreun e parë trajtohet : - Familje, shkollë e Ndodhi, në kreun e dytë : - Korpi i Njerit, Haeja e Pija, në kreun e tretë : - Shpija, Oborri e Kopshti, në kreun e katërt : -Fusha, Pylli e Lumi. Libri ka 86 faqe. Në fund të çdo kapitulli gjendet një miniaturë.

Plagët Tona. Çë na mungon? Çë duhet të kemi?

Libri trajton problemet shoqërore të kohës. Fillon me një shkrim të autorit drejtuar "Këndonjësvet", me 19 Prill 1924. Çështjet që trajton libri jane : " 1- Ideali, 2- Te metat tona. Të vepërojmë. 3- Dedikuarë të pasurvet, Djalërise, Intelektualëvet. 4- Bej. Harbut. 5- Shkrimtarëvet. 6- Gazetarëvet. 7- Gravet ". Libri ka 61 faqe.

Abetar për shkollat popullore shqipe

Abetarja përmban shkronjat e alfabetit dhe leximet ( këndimet ), që fillojnë në faqen 94. Ka 112 faqe dhe në kopertinë ka një miniaturë. (Botimi i dytë)

Städte und Burgen Albaniens

Qytetet dhe Kështjellat Shqiptare, kryesisht gjatë Mesjetës. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj:
I. Karakteristikat dhe vendi i qyteteve të Shqipërisë në qytetërimin e zonës Mesdhetare.
II. Lindja dhe zhvillimi i qyteteve dhe kështjellave në Shqipëri.
III. Ndërtimet e reja në Mesjetë.
IV. Marrëdhënie etnike në Mesjetë dhe jeta në qytet e periferi.
V. Kushtetuta dhe Financa.
VI. Vepra noteriale.
Libri ka 82 faqe dhe është prezantuar në mbledhjen e 24 Prillit 1918.

Kujtim vepre dhe intrige

Libri përmban:
1-Nji letër e Fan Nolit
2-Prokllamimi i Kishës Autoqefale Orthodhoske kombëtare në Tiranë me 1921.
3-Nji letër-përfaqsimi i Delegatëvet për Kongresin k. të Beratit.
4-Prokllamimi i Kishës Autoqefale në Berat më 1922.
5-Statuti i Kishës Shqiptare.
6-Rregullorja e Kishës Shqiptare.
7-Formimi i Kshillit te N. Kishtar. etj.

Shqyptari i vogël : "Kangë për strehë foshnjore e shkollë fillore"

" E shumta e ktyne kangve, janë përkthime të lira prej librit tedeshk me titull : "Lieder - sammlung von Ferdinand Tritremm, ku gjinden të përmbajtuna edhe melodinat". Libri ka 63 faqe, ku janë përfshirë një parathënie nga autori dhe 50 këngë të përkthyera. Shumica e këngëve shoqërohen me foto. Në kopertinë gjendet fotoja e një fëmije të veshur me kostum kombëtar verior. Në faqen e fundit gjendet "Diftojsi".

Foleja Kombëtare

Broshurë Komemorative. Botuar me rastin e dyzetvjetorit të INSTITUTIT KYRIAS 1891-1931. Instituti i parë femëror në Shqipëri i themeluar nga zonjusha Sevasti Kyrias.
Në libër gjenden fjalime të personaliteteve të kohës në gjuhën italiane, francese dhe angleze. Në fletën e shtatë është shkruar një parathënie nga Komisioni Nisiator. Libri ka 110 faqe, ndër te cilat 12 janë të ilustruara.

Abetar : për shkollat popullore shqipe

Abetare për shkollat fillore. E aprovuar nga Ministria e Arsimit. Me ilustrime. Ka gjithsej 128 faqe. Në faqen 96 fillojnë "Këndimet", (pjesë leximesh dhe vjershash ). Në fund të librit gjenden disa tregime toskërisht të titulluara "Edhe pak fjalë toskënisht".
Botim' i pestë.

Vargjet e lira

Libri " Vargjet e Lira " përmban:
Kangët e Ringjalljes
Kangët e Mjerimit
Kangët e Përndimit
Kangët e Rinis
Libri ka 84 faqe dhe është pa ilustrime.

Kongresi i Lezhës

Ne libër trajtohen ngjarje të shek. XV-XVI :- Mbledhja e Krujës, - Kuvendi i Lezhës, - Vdekja e Skënderbeut. Libri ka 61 faqe dhe në kopertinë ka një miniaturë. Në faqen e tretë ka një shkrim nga vetë autori të titulluar "Parafjalë".

Fjalorth i Ri : Fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnis : Visaret e Kombit

" Visaret e Kombit : Vëllimi i XI : Fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnis ".
Libri fillon me një parathënie të shkruar nga vetë autori më, 29-VIII-1940 në Rrjoll. Parathënia fillon me : " - Këto fjalë të rralla janë të mbledhuna prej gojës së popullit, ndër to s' ke me gjetë por tri katër të përbame; shumicës së fjalvet u asht vu afër vendi ku janë gjetë, ashtu edhe ndonji thanje në shej qi difton poften e përdorimit...".

Historija Shqiptare në pikëpamje të Kombsis si probleme gjurmimesh.

Libri ka 30 faqe dhe përshkruan historinë e Shqipërisë, historinë e Kombsisë në bazë të gjurmimeve historike deri në Shpalljen e Pavarësisë më, 1912.
(Libri ështe i përkthyer nga gjermanishtja).