Kush jemi

Kush jemi

Marin Barleti

Biblioteka Publike e qytetit të Shkodrës u formua në fillimin e viteve '30 të shekullit të kaluar me një fond bashkiak. Në vitin 1968 biblioteka mori emërtesën “ Marin Barleti”

Ndër vite fondet e saj u pasuruan edhe nga dhuratat e herëpasherëshme të qytetarëve dhe të studentëve shkodranë që studionin jashtë Shqipërisë.

Në fondet e kësaj biblioteke ndodhen një pjesë e pasurive bibliotekare të institucioneve fetare.

Biblioteka numëron rreth 250.000 libra të vendosura në 12 fonde.

Në ditët tona një fond i rëndësishëm i bibliotekës është edhe biblioteka digjitale, një përpjekje për t’i shërbyer lexuesit dhe punonjësve shkencorë me materiale virtuale.

Një rëndësi të veçante biblioteka i kushton edhe lidhjeve me bibliotekat e tjera brënda dhe jashtë Shqipërisë përmes mjaft projekteve te realizuara.

Synimi ynë i përhershëm është shërbimi ndaj lexuesve dhe komunitetit, duke e kthyer bibliotekën edhe në qëndër informacioni.
Për më shumë të interesuarit mund te konsultohen në faqen tonë të Webit, në adresën: www.bibliotekashkoder.com

 

BUSH

Biblioteka universitare ka filluar veprimtarinë e saj që me krijimin e Institutit Pedagogjik në vitin 1957 me një fond mjaft modest kryesisht nga blerjet e koleksioneve të bibliotekave më të vyera private të qytetit .

Fillimisht fondet e bibliotekës u zhvilluan në dy drejtime: mbulimi me literaturë shkencore dhe didaktike i fushës së mësuesisë nga njëra anë dhe krijimi i fondit albano-balkanologjik nga ana tjetër, pjesë e të cilit është edhe fondi antikuar, një nga më të çmuarit në rang kombëtar.

Sot biblioteka zotëron një fond mjaft të pasur prej rreth 170.000 libra në gjuhë shqipe dhe të huaj dhe ka të hedhur në katalog elektronik mbi 70% të tij. Ky fond mbulon me literaturë gjithe fakultetet e universitetit.

Synimi ynë është që kjo bibliotekë, tashmë e standardeve bashkëkohore, të shërbejë si një qendër e rëndësishme informacioni që nxit punën kërkimore dhe shkencore të stafit akademik dhe të studentëve.

Automatizimi tërësor i bibliotekës ka qënë dhe mbetet një ndër sfidat tona për të përmirësuar edhe më shumë shërbimin tonë ndaj klientëve.

Për një informacion më të zgjeruar vizitoni faqen tonë të Webit, në adresën :
www.bush.unishk.edu.al