Me shume
Privatësia
"Arkivat Digjitale Shkoder" është e vetëdijshme për nevojën për të adresuar çështjet e privatësisë në Internet dhe ne besojmë se ju duhet të jeni të vetëdijshëm se si ne kemi ndërmend të trajtojmë çdo informacion në lidhje me ju qe ne mund të marrim në internet si rezultat i vizitës suaj në Websitin tonë.
Informacion vizitorëve online të "Arkivat Digjitale Shkodër"
Ju mund të vizitoni A. D. Sh. në website pa na thënë se kush jeni apo të zbuloni çdo informacion rreth vetes. Web serverat tanë mbledhin emrat e domeineve, jo e-mail adresat e vizitorëve. Në përgjithësi, duam te mbledhim informacion në lidhje me përdoruesit e Websitit në mënyrë të përcaktuar, për shembull, në cilat zona përdoruesit e aksesojnë më shumë webin tonë dhe cilat materiale përdoruesit shohin më shumë. Ky informacion na ndihmon për të përcaktuar se çfarë është më e dobishme për përdoruesit tanë,dhe se si ne mund të krijojmë vazhdimisht një përvojë më të mirë e më të plotë për përdoruesit duke përmirësuar përmbajtjen e websitit.
Ka raste megjithatë, kur mund të na duhet informacion nga ju, si emri juaj dhe adresa. Zakonisht, informacionin personal A. D.Sh. e merr duke përdorur pyetje për pergjigje nga ju, urdhëra blerjesh, regjistrime produktesh, ose duke ju lejuar juve që të hyni në informacione specifike. Ne gjithashtu mund t'ju kërkojmë të na jepni vullnetarisht të dhëna për hulumtimin e tregut të tilla si interesat tuaja demografike dhe përvojat me shërbimet e produktet tona.
Linke në Website
Website A.D.Sh. mund të përmbajë lidhje të tjera duke linkuar website të ndryshme. A.D.Sh. përpiqet për të lidhur vetëm websitet që ndajnë standarte të larta dhe respektojnë privatësinë. A.D.Sh. nuk mund të marrë përgjegjësi për përmbajtjen apo praktikat e privatësisë të përdorura në website të tjera.