Rreth Arkivës

Rreth Arkivës

Arkivat Digjitale Shkodër është një shërbim që biblioteka Universitare Shkencore "Luigj Gurakuqi" dhe Biblioteka Publike "Marin Barleti" i bëjnë lexuesve përmes disa materialeve virtuale që ndodhen në fondet të tyre . Fushat e hulumtimit A.D.Sh. përmban shumë libra dhe revista të retrospektivës të panjohura deri më tani për shumë arsye nga përdoruesit. Arkivi ynë përgjithësisht mbulon fushat e shkencave filologjike. Lexuesit dhe studiuesit mund të njihen dhe konslutohen me fushat që i përkasin filozofisë, religjionit, didaktikës, shkencave sociale, folklorit dhe etnologjisë, gjuhësisë, arteve, letërsisë dhe formave të saj, gjeografisë dhe historisë. Shumica e materialeve janë në gjuhën shqipe, por ka edhe në gjuhë të huaj.